Administratori juaj nuk e mundëson JavaScript, i cili është i domosdoshëm për funksionimin adekuat të faqes elektronike.
IZUM Izobraževanje

Lejet për katalogimin e përbashkët

IZUM home page

COBISS Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online

Kualifikimi për katalogimin e përbashkët

Bibliotekarët gjatë kualifikimit dhe aftësimit për katalogimin e përbashkët mund të marrin tre kategori të lejeve:

Leja A - autorizimet për katalogimin e përbashkët të monografive (librave) si dhe krijimin e regjistrimeve përmbledhëse dhe regjistrimeve për veprat e ekzekutuara (ngjarjet)
Leja B - autorizimet për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse dhe burimeve në vazhdim
B1 – autorizimet për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse
B2 – autorizimet për katalogimin e përbashkët të burimeve në vazhdim
Leja C - autorizimet për katalogimin e përbashkët të materialeve jolibra
Leja D - autorizimet për katalogimin e përbashkët të antikuareve

Të gjitha këto leje përfshijnë edhe autorizimet për shkarkimin e regjistrimeve nga formati MARC 21 dhe autorizimet për redaktimin e regjistrimeve në COBIB. Kataloguesit, të cilët regjistrimet vetëm i shkarkojnë nga baza e përbashkët e të dhënave COBIB, nuk kanë nevojë për asnjërën nga këto leje.

Për marrjen e lejeve për katalogimin e përbashkët mund të aplikojnë vetëm bibliotekarët:

  • me kualifikim universitar në fushën e bibliotekarisë ose
  • me kualifikim universitar në fushat e tjera por që kanë përfunduar kursin e bibliotekonomisë.

Kualifikimi i duhur i kataloguesve, të cilët bashkëpunojnë në sistemin e katalogimit të përbashkët, bëhet për të siguruar cilësi sa më të madhe në bazat bibliografike dhe ato të termave të njësuar. Bibliotekat dhe kataloguesit, të cilët bashkëpunojnë në sistemin e katalogimit të përbashkët, duhet të dinë që puna e tyre ndikon edhe në punën e bibliotekave dhe kataloguesve të tjerë brenda sistemit.

Marrja e lejeve të veçanta për katalogimin e përbashkët dhe renditja e kurseve janë të përshkruara në vazhdim.

1. Marrja e lejes (A) për katalogimin e përbashkët të monografive (librave)

Bibliotekari, i cili dëshiron që në mënyrë aktive të bashkëpunoj në sistemin e katalogimit të përbashkët, fillimisht duhet të kualifikohet për katalogimin e monografive (librave), të marr lejen A, e cila përfshinë edhe autorizimet për krijimin dhe redaktimin e regjistrimeve përmbledhëse si dhe regjistrimeve për veprat e ekzekutuara (ngjarjet).

1.1 Përpunimi profesional i materialit bibliotekar (5 ditë)

Kandidati fillimisht duhet të ndjekë kursin Përpunimi profesional i materialit bibliotekar. Në këtë kurs kandidatët rifreskojnë njohuritë në procesin e katalogimit. Qëllimi i këtij kursi është njohja me standardet ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik të materialeve, sistemet e klasifikimit, kontrollit të termave të njësuar, formatet MARC dhe standardet e tjera bibliografike në funksion të ndërtimit të katalogut të përbashkët.

1.2 Përdorimi i programit COBISS3/Katalogimi – kursi fillestar (5 ditë)

Në këtë kurs kandidatët njihen me parimet kryesore të sistemit për katalogimin e përbashkët COBISS, formatin COMARC/B për të dhënat bibliografike, formatin COMARC/A për termat e njësuar si dhe me programin COBISS3/Katalogimi.

1.3 Katalogimi i monografive ̶ shembuj praktikë (3 ditë)

Në këtë kurs kandidatët zgjerojnë njohuritë për procesin e katalogimit me më shumë shembuj praktikë për të gjitha llojet e monografive, përcaktimin e pikëqasjes etj.

Pas përfundimit të kursit kandidati merr emrin e përdoruesit dhe autorizimin për krijimin dhe redaktimin e regjistrimeve për monografitë (librat) në mjedisin testues të katalogimit të përbashkët. Mjedisi testues shërben për aftësimin praktik të kandidatit, i cili në mënyrë të pavarur krijon së paku 30 regjistrime bibliografike dhe regjistrimet përkatëse për termat e njësuar.

1.4 Krijimi i tridhjetë regjistrimeve në mjedisin testues, verifikimi i regjistrimeve, provimi dhe dhënia e lejes për katalogimin e përbashkët të monografive

Pas dhënies së lejes për katalogimin e përbashkët të monografive është e nevojshme që çdo kataloguesi fillestar t'i caktohet një këshillues, i cili mbikqyr cilësinë e regjistrimeve së paku 12 muaj pas marrjes së lejes. Nëse biblioteka ka vetëm një katalogues (fillestar) apo nuk ka ndonjë kandidat të përshtatshëm për këshillues, për mbikqyrjen e cilësisë së regjistrimeve kujdeset QKC.

2. Marrja e autorizimeve për përditësimin e bazës CONOR

2.1 Përdorimi i programit COBISS3/Katalogimi - përditësimi i bazës CONOR (2 ditë)

Pas marrjes së lejes kandidati duhet të ndjekë kursin Përdorimi i programit COBISS3/Katalogimi - përditësimi i bazës CONOR. Në këtë kurs kandidatët njihen më hollësisht me formatin COMARC/A për të dhënat e njësuara dhe me procedurat e kontrollit të njësuar në programin COBISS3/Katalogimi.

Pas përfundimit të kursit kataloguesi merr autorizimet për përditësimin dhe redaktimin e plotë të regjistrimeve për termat e njësuar në bazën e të dhënave CONOR.

3. Marrja e lejes (B, C dhe D) për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse, burimeve në vazhdim, materialeve jolibra dhe antikuareve

Kataloguesit, të cilët dëshirojnë të marrin lejet B, C dhe D për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse, burimeve në vazhdim, materialeve jolibra dhe antikuareve, duhet të ndjekin kurset përkatëse.

3.1 Katalogimi i serialeve dhe i pjesëve përbërëse (artikujve) (4 ditë)

Kataloguesit në këtë kurs thellojnë njohuritë në fushën e katalogimit të burimeve në vazhdim dhe pjesëve përbërëse.

Kursi është i detyrueshëm për kataloguesit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në kurset e radhës.

3.2 Përdorimi i programit COBISS3/Katalogimi – kursi i avancuar (4 ditë)

3.3 Katalogimi i burimeve elektronike dhe menaxhimi i bibliografive personale

Kataloguesit në këto dy kurse zgjerojnë njohuritë për formatin COMARC/B për të dhënat bibliografike dhe për programin COBISS3/Katalogimi si dhe njihen me karakteristikat e futjes së të dhënave, të rëndësishme për bibliografinë personale të kërkuesve shkencorë.

Kurset janë të detyrueshme për kataloguesit, të cilët dëshirojnë të marrin lejet për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse dhe burimeve në vazhdim.

Pas përfundimit të këtyre kurseve kandidati merr autorizimin për krijimin dhe redaktimin e regjistrimeve për pjesët përbërëse dhe burimet në vazhdim në mjedisin testues. Mjedisi testues shërben për aftësimin praktik të kandidatit, i cili në mënyrë të pavarur krijon së paku 10 regjistrime bibliografike për pjesët përbërëse dhe 10 regjistrimeve bibliografike për burimet në vazhdim, si dhe regjistrimet përkatëse për termat e njësuar.

3.4 Krijimi i së paku dhjetë regjistrimeve bibliografike për pjesët përbërëse dhe 10 regjistrimeve bibliografike për burimet në vazhdim në mjedisin testues, verifikimi i regjistrimeve, provimi dhe dhënia e lejes për katalogimin e përbashkët

Pas dhënies së lejes për katalogimin e përbashkët të pjesëve përbërëse dhe burimeve në vazhdim është e nevojshme, që çdo kataloguesi fillestar t'i caktohet një këshillues, i cili mbikqyr cilësinë e regjistrimeve së paku 12 muaj pas marrjes së lejes. Nëse biblioteka ka vetëm një katalogues (fillestar) apo nuk ka ndonjë kandidat të përshtatshëm për këshillues, për mbikqyrjen e cilësisë së regjistrimeve kujdeset QKC.

4. Informimi dhe provimi

Komunikimi në lidhje me hapjen e emrit të përdoruesit, lejet dhe autorizimet në mjedisin testues, dërgimin e regjistrimeve bibliografike, rezultatet e kontrollimit të regjistrimeve testuese si dhe në lidhje me kurset dhe provimet bëhet përmes postës elektronike.

Aplikimin për pjesmarrje në provim kandidatët duhet ta dërgojnë: sherbimi@al.cobiss.net, së paku 10 ditë para ditës së provimit, ndërsa për mospjesmarrje në provim duhet të njoftojnë së paku 3 ditë para provimit.

Orarin e provimeve mund ta gjeni këtu.

Data e ndryshimeve të fundit: 17. 9. 2015


Evidenca online

Hyrja në formularin për regjistrim

Përdoruesit e regjistruar
HYRJA NË PORTAL

Adresa elektronike:

Fjalëkalimi:

Përdoruesit e paregjistruar
Keni nevojë për ndihmë?

Tel.: +355 (0) 68 200 15 49

E-mail: sherbimi@al.cobiss.net

© 1997-2024 IZUM | V 5.0.10