Administratori juaj nuk e mundëson JavaScript, i cili është i domosdoshëm për funksionimin adekuat të faqes elektronike.
IZUM Izobraževanje

E-manualët

IZUM home page

COBISS Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online

Udhëzime për shfletim

  1. Për qasje në përmbajtjen e manualëve elektronikë ose në udhëzimet për punë në sistemin COBISS.AL në anën e majtë të dritares zgjidhni mundësinë Lista e manualëve dhe udhëzimeve të tjera. Kur të hapet dritarja me listën, klikoni në manualin ose udhëzuesin që dëshironi, në mënyrë që të hapet faqja kryesore.
  2. Në faqen kryesore të manualit në indeksin e pjesëve të manualit janë linqet e skedarëve të veçantë në formatin pdf me përshkrimet e fushave /nënfushave (manualët e formateve COMARC) ose të kapitujve/nënkapitujve (manualët për punë me programin). Nëse klikoni linkun e skedarit të veçantë, hapet dritarja e lexuesit Adobe Acrobat Reader.
  3. Për të shikuar tërë përmbajtjen e manualit, në faqen kryesore të tij përzgjidhni linkun Manuali në tërësi. Në këtë rast shkarkimi i përmbajtjes së manualit mund të zgjas më shumë, për shkak të madhësisë së skedarit.
  4. Për të parë ndryshimet, që janë përfshirë deri tani në përmbajtjen e manualit, në faqen kryesore të manualit përzgjidhni linkun Ndryshimet e deritanishme. Hapet dritarja me listën e ndryshimeve të publikuara të manualit, renditja e të cilave është nga më të rejat deri te ndryshimet (përditësimet) më të vjetra.
  5. Nëse dëshironi të dini, se në cilët skedarë janë bërë ndryshimet, klikoni linkun i cili ju dërgon te këto ndryshime. Hapet skedari i faqeve me ndryshimet. Për përditësimin e variantit të shtypur të manualit duhet, që faqet të cilat gjenden në kolonën "Faqja me ndryshime" t'i zëvendësoni, t'i shtoni apo t'i largoni.
  6. Nëse dëshironi të shikoni ndryshimet në pjesë të caktuara të manualit, zgjidhni skedarin përkatës të pjesës së manualit dhe hapet dritarja e lexuesit (p.sh. PDF). Nëse në anën e djathtë ose të majtë gjendet viza vertikale, do të thotë që në këtë vend është përfshirë plotësimi ose ndryshimi në datën e shënuar në fund të faqes.

Gjatë kontrollimit të përmbajtjes së skedarit në formatin pdf përdorni mundësitë, të cilat i ofron lexuesi. Kur të përfundoni kontrollimin, mbylleni dritaren e lexuesit e mbyllni dhe kthehuni në vendin që keni qenë më parë (në përmbajtje ose në listën e ndryshimeve të publikuara).


Evidenca online

Hyrja në formularin për regjistrim

Përdoruesit e regjistruar
HYRJA NË PORTAL

Adresa elektronike:

Fjalëkalimi:

Përdoruesit e paregjistruar
Keni nevojë për ndihmë?

Tel.: +355 (0) 68 200 15 49

E-mail: sherbimi@al.cobiss.net

© 1997-2024 IZUM | V 5.0.10