Shpjegime hyrëse
Administrimi i emrave të përdoruesve dhe autorizimeve është funksion i portalit për përdoruesit e regjistruar, të cilët njëherësh kanë edhe statusin e administratorit të aplikacioneve lokale në bibliotekë. Falë këtij funksionimi në bibliotekat tuaja ju mund të hapni emra të rinj të përdoruesve, ndërsa emrave ekzistues mund t'u ndryshoni statusin e aktivitetit si dhe autorizimet e tyre.
Administrimi i emrave të përdoruesve duhet të bëhet me dijeninë e drejtuesve të bibliotekës.
Administratori lokal mund të zgjedh midis këtyre linqeve:
-
Aplikimi për marrjen e emrit të përdoruesit – formulari i plotësuar Aplikimi për marrjen e emrit të përdoruesit, për marrjen e emrit të përdoruesit vetëm në bibliotekën, e cila është e shënuar në formularin për aplikim.
-
Redaktimi i emrit të përdoruesit – Këtu mund të hapni emër të ri të përdoruesit, të redaktoni autorizimet dhe të ndryshoni statusin e emrit të përdoruesit (aktiv, joaktiv).
-
Formularët - Linku, i cili ju dërgon në formularët e nevojshëm për punë në biblioteka.
-
Pasqyrat përmbledhëse - Hartimi i pasqyrave përmbledhëse me të dhëna për emrat e përdoruesve ose autorizimeve, që mund të kontrollohen në Excel (në përgatitje).
SHËNIME: Mund të fshihen vetëm ata emra të përdoruesve, të cilët nuk kanë autorizime për krijimin e regjistrimeve të reja. Për fshirjen e tyre duhet të dërgohet kërkesa përmes postës elektronike në adresën sherbimi@al.cobiss.net
Data e ndryshimeve të fundit: 28. 8. 2015